Kalo te lënda

Ngritje çmimesh në prag të festave

fotoNë prag të festave, tregtarët në Kosovë e kanë bërë të zakonshme ngritjen e çmimeve të produkteve konsumuese.

Kosova nuk ka ndonjë mekanizëm që e rregullon tregun e çmimeve. Në mungesë të këtij mekanizimi, përfaqësuesve të organizatave për mbrojtjen e konsumatorit, thonë se tregtarëve iu krijohet hapësira që të bëjnë ngritje të çmimeve, pa u penguar nga askush.

Qytetarë dhe përfaqësues për mbrojtjen e konsumatorit kërkojnë nga autoritetet shtetërore që këtë dukuri ta trajtojnë seriozisht, pasi që me këtë po dëmtohen materialisht qytetarët.

Kryetari i Organizatës joqeveritare për mbrojtjen e konsumatorit, Selatin Kaçaniku, e konsideron akt turpi ngritjen e çmimeve të artikujve konsumues në prag të festave, derisa e quan fatkeqësimospengimin e kësaj dukurie nga ana e institucioneve shtetërore, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“I njëjti problem po përvijohet, po përsëritet për çdo festë dhe askush nuk e dëgjon zërin e konsumatorit, taksapagues dhe gjenerues kryesor të buxhetit prej nga financohen vetë institucionet, por përkundrazi janë ose stimulojnë për t’u përsëritur që ne të kemi pakënaqësi më të mëdha. Nëse këto raste do të përsëriteshin në ndonjë shtet tjetër, sigurisht se dikush nga ministrat do të duhej të jepte dorëheqje”, bën të ditur Kaçaniku.

Ngritje e çmimeve vërehet  te perimet, mishi, vajrat dhe yndyrat, pemët, buka dhe drithërat, qumështi, djathi dhe vezët.

Arsyeja pse vazhdon kjo ngritje e çmimeve pa qenë e nevojshme, sipas Selatin Kaçanikut nga organizata “Konsumatori”, është pikërisht fakti se askush nuk po ndëshkohet për këto veprime.

Lini një koment