Kalo te lënda

I rrahën gjashtë policë, arrestohen gjakovarët

fotoGjashtë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar dje në Gjakovë nga pesë persona të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, derisa policët ishin duke e shqiptuar një tiketë kundërvajtëse.

Policia ka njoftuar, se gjatë sulmit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë zyrtarë policor, njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Me urdhër të prokurorit publik, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër.

Lini një koment