Kalo te lënda

Durrës, zhduket një grua kosovare, familja apelon për ndihmë

fotoCA3HXV8JNjë familje kosovare bën apel për gjetjen e nënës së tyre, e cila prej 6 ditësh rezulton e humbur në qytetin e Durrësit.

Sipas familjareve, gruaja që shihni në foto me emrin Xhyla Martet ka mbërritur 5 ditë më parë në Durrës, teksa ishte nisur nga Prishtina me linjën e autobusit. Por sapo ka mbërritur në qytetin bregdetar ka humbur çdo kontakt me familjen e saj në Kosovë dhe Suedi ku edhe jeton prej vitesh.

Numri i telefonit rezulton i fikur, ndërkohë që mësohet se ajo ishte nisur për të kaluar disa ditë pushimi në Durrës, ku kishte qenë dhe një vit më parë, raporton bw.

Familjaret apelojnë që kushdo i cili ka informacion për vendndodhjen e saj të njoftojë në numrin 068 65 44 577.

Lini një koment