Aksidenti, humbë jetën 61-vjeçari
Një person i moshës 61-vjeç, ka vdekur dje pasdite në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Uçë të Istogut.
Policia Rajonale ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe në të ishte përrfshirë vetëm një veturë e tipit “Mercedes”.
Në veturë ndodhej ngasësi i cili ka ndërruar jetë dhe bashkëudhëtarja e cila ndodhet në Spitalin e Pejës duke u kuruar.
Rreshter Teki Sylaj, zëdhënës rajonal i policisë, ka deklaruar se, sipas hetimeve në vendngjarje, mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur përderisa vozitësi ishte duke qarkulluar me automjetin e tij nga drejtim i Istogut në drejtime të Dubraves dhe gjatë qarkullimit në atë rrugë kur arrin përball qendrës së FSK-ës për një moment e humbë kontrollin mbi automjet duke kaluar jashtë rruge në të djathtë, ku si pasojë e kësaj vozitësi dhe pasagjerja e tij kishin marrë lëndime trupore dhe menjëherë nga vendi i ngjarjes ishin dërguar në QKMF Istog e me pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë.
Ai tha se me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel rajonal.