Thirrje gjithëkombëtare
Shekujve pellazgë, ilirë, shqiptarët janë betuar e zotuar për t’i mbrojtur e zhvilluar qytetarët, shqiptarët dhe Shqipërinë e Bashkuar, të modernizuar të përparuar.
Me Marrëveshje, mbi bazën e konsensusit partiak, konsolidimit gjithëkombëtar, të kompaktësisë shtetërore, të kauzës kombëtare, të kooperimit ndërkombëtar, krijohen organizma të cilët zhvillojnë politikë, preferuese përparimtare, paqësore dhe formojnë këta organizma gjithëkombëtarë:
I-Këshilli Kombëtar Shqiptar, me Këshillin e Lartë Kombëtar
II-Këshilli Ndërpartiak, i cili, ndërkohë, praktikon politikën partiake kombëtare, me radhë të rotacionit kohor, të ndërrimit të udhëheqjes sipas një Marrëveshjeje Ndërpartiake.
III-Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (vazhdimi i ishte LRBSH-ja, e themeluar më 28 Nëntor 1957) është e kodifikuar, në Tiranë dhe në Prishtinë.
IV-Gjyqi i Nderit Kombëtar para të cilit do të dilnin diskriminimet, devijimet, paligjësitë e Serbisë kolonialiste agresore, për reparacionet dhe borxhet gjakatare gjenocidale serbe, gjithçka me çka është shkelur demokracia e drejtësia kombëtare shqiptare dhe ajo moderne ndërkombëtare.
V-Referendumi gjithëkombëtar, demonstrata masovike demokratike përparimtare paqësore për një shtet shqiptar, për një komb dhe një pasaportë, organizohen në të njëjtën kohë, në të gjitha qendrat shqiptare, me vullnetin e vetëdijen e lartë, të mbi 15.000.000 qytetarëve, shqiptarëve të trojeve, trevave historike ilire-shqiptare, në Ilirinë Perëndimore, (Ballkani) e të Mërgatës. Besojmë një Perëndi, duam një Shqipëri, të vërtetën për gjithë jetën, shpirtra e njerëz, amshuri univers. Çdo tjetër besim çdo tjetër veprim është i dënuar për dështim.
Lëvizja Kombëtare Shqiptare, Këshilli Ndërpartiak, Unioni Gjithëkombëtar Shqiptar, L. Vetëvendosje, Aleanca KUQ e ZI, Rezistenca Kombëtare Shqiptare “Enver Hadri”, Bruksel, Këshilli Rinor, AlbShkenca, Lidhja e Ekonomistëve të Kosovës,_ Shoqata e Juristëve të Kosovës, e shumë organizma të qendrave te tjera, Këshilli organizues, profesor Hazir Shala kryetar.
ZHVILLIMI HISTORIK DHE PROGRAMI I LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE
Kjo lëvizje viteve të – 50ta qëllim të parë kishte sensibilizimin e çështjes shqiptare, si dhe ngritjen e flamujve nëpër qendrat kryesore të Kosovës, të Shqipërisë Veriore, Verilindore. Mirë po, fillimisht, të sqarojmë shkurtimisht, çfarë është, si përkufizohet Lëvizja Kombëtare Shqiptare, kur është krijuar dhe cilat janë parimet që ndjek kjo veprimtari. Lëvizja, ligji i zhvillimeve, të pandërprera, në natyrë, shoqëri e të mendimit, metoda e të njohurit, të dukurive në lidhje e varësi reciproke, në ndryshim, burimi i brendshëm, kontradiktor e kundërthënës, bashkimi bazik, i luftës, i lirisë, uniteti unik, i sheh e paraqet sendet, shprehjet, ndryshimet dialektikisht. Zhvillohet e zbatohet, në shoqërinë shqiptare, në natyrën shqiptare, në mendimin kombëtar, si edhe në shoqëritë, në natyrën, në mendimin ndërkombëtar, njerëzor, të popujve, të kombeve, përgjithësisht. Historia kombëtare
Lëvizja Kombëtare Shqiptare daton që nga qenia e zhvillimit të popullit, të kombit shqiptar, është edhe një lloj historie. Mirëpo, të theksohet se, ndryshon nga historia. Sepse, nuk zhvillohet në detaje historike, aq të hollësishme. Porse, lëvizja mbështetet mbi organizmat e krijuar të saj, siç janë, bashkësitë, rrethet, qeveritë, shoqëritë, lëvizjet, si bie fjala, lokale, sportive, teknike, kryengritëse, e Drenicës, e Fierit, e jugut, e veriut, organizmat partiakë e shtetërorë, kuvendet e tyre. Kjo është forma e kuptimi i lëvizjeve vendore, e formave të organizimit të tyre, të cilat janë pjesë të përgjithshme, organizma të veçantë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, mbi një bazë e bosht kombëtar. Në kohët e sotme, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, është kodifikuar, zyrtarizuar në Tiranë. Ka Programin Kombëtar Shqiptar, Statutin dhe organizmat e vet. Këshillin e Përgjithshëm, Kryesinë, me pjesët e veta, në Tiranë, në Shkup e në Prishtinë. Formimi i Lëvizjes
Vepron për konsolidimin, për kompaktësinë e shtresave shoqërore të kauzës kombëtare. Këmbëngul për mbrojtjen e interesave të qenies, gjendjes, të statusit të kombit shqiptar, tërësisht të bashkuar, në trojet e veta, ilire shqiptare, shekullore, në Ballkan. Mund të konkretizojmë për veprimtaritë që ka ndërmarrë Lëvizja Kombëtare Shqiptare, se ishin dhe janë të domosdoshme, për të mbrojtur e ndihmuar, zhvilluar e përparuar, shqiptarët dhe Shqipërinë e Bashkuar. Në këtë kuadër të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, si zhvillim historik, para 50 vjetëve, më 28 Nëntor 1957, në Beograd krijuam ilegalisht lëvizjen, emërtuar Lëvizja Revolucionare e Bashkimit të Shqiptarëve (LRBSH.). Me Latif Berishën e shumë studentë, e të tjerë formuam, legalisht, në dhjetor edhe Shoqatën Letrare Muzikore “Përpjekja”. Në vazhdim, mbi Programin e kësaj lëvizjeje dhe mbi Programet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 1878, të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, 1943, zhvilluam e praktikuam konspiracionin e veprimtarisë më të sigurt, vetëm në katër sy, kur veprimtari i tretë nuk duhej të ishte i pranishëm, edhe pse mund ta dinte se çka po diskutohej, veprohej. Amnistia
Atëherë bëheshin padrejtësi të rënda, të cilat i kundërshtonim, si aksioni i pushkëve, barbari, posaçërisht, kriminale, mbi shqiptarët, mbyllja e shkollave, shpërngulja, e vazhdueshme, e dhunshme e shqiptarëve për Turqi e botë, edhe viteve 1956-1959. Kjo lëvizje qëllim të parë kishte, ndonjë sensibilizim, si ngritjen e flamujve, nëpër qendrat kryesore të Kosovës, të Shqipërisë Veriore, sepse flamuri shqiptar ishte i ndaluar, i dënueshëm rëndë. Kur shumë veprimtarë u burgosën, 54 veta për një natë, më 8 qershor të vitit 1964, mbi 500 u morën në pyetje, kur një pjesë e madhe u dënuan me shumë vjet burgim të rëndë. Me rënien e Rankoviqit, njërit prej kryekasapëve serbë, organizmat e Kosovës bënë kërkesën, para gjykatave jugosllave, se jemi të dënuar shumë dhe kush kishte mbi dhjetë vjet dënimi, na i hoqën nga 5 vjet. Dolëm nga burgu, e vazhduam veprimtarinë pareshtur. Nga parimet themelore, kishim e kemi mbrojtjen, mbrothjen e bashkuar kombëtare, të trojeve shqiptare, kur edhe konstatojmë, në këtë drejtim, se edhe çalojnë keq, të dy politikat aktuale, si ajo kombëtare, ashtu edhe ajo ndërkombëtare. Skena politike kombëtare, edhe e politikës ndërkombëtare, me qëndresën e UÇK-së dhe me marshimin e Paktit NATO, kur u shënua, ngritja e Rilindjeve Kombëtare e Ndërkombëtare, kundër skenës politike, agresive gjakatare, të Serbisë, më 1999, nuk kanë bërë fare, me botëkuptime, mentalitete të pamundësisë të mënyrës së të menduarit, të zakoneve, shprehjeve, pikëpamjeve, të huaja, të ngushta, të vjetra.
Dy politika!?
Këto dy politika, kanë qenë krejtësisht absurde. Pse? Sepse, skena e politikës kombëtare nuk bënte, ishte absurde, kur edhe Akademia e Shkencave, kreu “shkencor” në Tiranë, nxirrte Platformën se Kosova është pjesë e Jugosllavisë. Madje, kur edhe Akademia e Kosovës nuk bëzante, më 1998, dhe mbi bazën e politikës sonë dhe ajo ndërkombëtare ishte e tillë, papërfillëse, absurde nënshtruese. Ç’lidhje kemi ne, shqiptarët, me serbët agresorë, kur nuk dinë, as vetë shqiptarët, nuk përpiqemi, sa duhet e si duhet, ta mbrojmë, nga kondominiumi panortodoks, qenien tonë, tërësisht të bashkuar një gjenealogji e gjeografi, një gjak e një gjuhë, një flamur e një histori, tërësisht kauzën kombëtare.
EVROPA E BASHKUAR, VETËM ME SHQIPËRINË E BASHKUAR Ne duhet të integrohemi në organizma të përbashkëta kombëtare. Të përpiqemi që t‘i bashkërendojmë veprimtaritë, me përgjegjësitë në Tiranë, Shkup, Prishtinë. Tani skenat e politikave, kombëtare e ndërkombëtare, që nga viti 2000, sa janë të përmirësuara, aq janë të dobëta, të këqija, nuk zbatojnë plotësisht drejtësi as demokraci kombëtare e ndërkombëtare kundër Serbisë. Janë, pra, ende naive, noprane, të paqarta, lloj sëmundjeje e përgjithshme, pandenemi politike panegjirike. Nuk janë, pra, të vendosura, për të formësuar, për të zbatuar, më tej, vlerat e vërteta, të drejtësisë e të demokracisë kombëtare e ndërkombëtare, të botëkuptimit e të mendimit të ri, të modelit modern, për të mbrojtur e zhvilluar, në mënyrë bashkëkohore, shqiptarët e Shqipërinë e Bashkuar. Integrimi
Ne duhet të integrohemi në organizma të përbashkëta kombëtare. Të përpiqemi që t‘i bashkërendojmë veprimtaritë, me përgjegjësitë në Tiranë, Shkup, Prishtinë, me individë dhe institucione, parti e personalitete, të relacioneve relevante, publike e politike kombëtare e ndërkombëtare. Nuk mund të mendojmë se na bashkon Evropa, kur edhe vetë ne, qytetarët, shqiptarët e trojeve tona shekullore në Ballkan, nuk jemi edhe formalisht, administrativisht të bashkuar.
Apelet
Lëvizja Kombëtare Shqiptare, së paku, në dhjetë apele, drejtuar skenave politike kombëtare e ndërkombëtare, në ketë raport me qëndrimin e politikës së vërtetë, të integrimit, të mbrojtjes së qenies kombëtare shqiptare tërësisht të bashkuar, historikisht dhe aktualisht, në asgjë të ndarë. Apelet dërguar shteteve, Grupit të Kontaktit (1994, viteve, 1958 2008, të emërtuara: APELI I MADH,I,II,III,IV,V,VI,VII,VIII,IX,X kanë vënë tërësish në dijeni, është bërë demokratikisht e qartë, se Evropa e Bashkuar, plotësisht demokratike, do të jetë vetëm me Shqipërinë e Bashkuar, si edhe me shtetet tjera të merituara për këtë Union Evropian, të drejtësisë e të demokracisë, të modeleve moderne, të vetmes alternativë aktuale e të ardhmërisë në Ballkan, në Evropë e më gjerë në botë. Shumë vjet më parë, por, sidomos nga viti 1998, nëpërmjet të Grupit të Kontaktit, të formuar më 1994, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, u drejtohet kryetarëve të këtyre shteteve, me emër e mbiemër, nëpërmjet këtyre, Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këto dhjetë Apele, u kërkohet të dy politikave, aktuale, kombëtare dhe ndërkombëtare, që në raport me politikën e vërtetë, të vizionit, të kauzës kombëtare shqiptare, të harmonizohet, politika e vërtetë ndërkombëtare, siç ngjau, në vitin 1999. Se vetëm politikat e vlerave të vërteta, në interes të një njeriu, qytetari, të një populli,të një kombi, meritojnë mirënjohjen kombëtare, namin e nderit kombëtar, të vetmes vetëdije, të alternatives së ardhmërisë, të përparimit e të paqes, në Ilirinë Perëndimore, të Ballkanit, në Evropë e më gjerë. Politikën e suksesshme në Kosovë, veçanërisht veriun e Mitrovicës, mund ta mbrojmë e zhvillojmë, edhe tani, vetëm me taktikë e strategji gjithëkombëtare.
Formimi i organizmave
Të gjitha punët shkojnë në kuadër të organizimit të përgjithshëm, të përbashkët. Për ata, e për këta, që u tha, insistojmë, që në bashkëveprim, me personalitete e parti, organe e organizma, me të gjithë ata që mbrojnë e zhvillojnë shqiptarët e Shqipërinë e Bashkuar, të formojmë organizma në shkallë kombëtare, siç janë: ** Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, është i kodifikuar, i zyrtarizuar ** Këshilli Ndërpartiak, të 105 e sa partive, përcakton mënyrën e drejtë të udhëheqjes. ** Këshilli Kombëtar Shqiptar, dhe Këshilli i Lartë Kombëtar Shqiptar ** Demonstrata masovike, përparimtare paqësore,në të trojet shqiptare dhe në mërgatë. ** Gjyqi i Nderit Kombëtar, të cilët organizma, me kompetencë, mund të vendosin për të gjithë ata, që nuk mbrojnë qenien,statusin kombëtar të bashkuar, ata që devijojnë, posaçërisht për ata të reparacioneve panortodokse, gjakatare. Pa organizime të tilla të përbashkëta, është vështirë të flasim për Mitrovicën, e për çka tjetër. Është e pavend, të presim në këtë mënyrë, që një palë njerëz, të bëjnë sehir, të pengojnë, kurse të tjerët, të veprojnë. Politikë e mangët
Të gjithë këta organizma, krijimin e të cilëve i përmendem duhet të merren vesh, të kenë konsensus mes veti dhe të kooperojnë me miqtë ndërkombëtar, se çka duam. Atëherë duhet të praktikohen, përpos këtyre organizmave kombëtarë, edhe organizmave të tjerë, edhe, si u tha, me demonstrata masovike, përparimtare, paqësore, në qendrat kryesore: Tiranë, Prishtinë, Shkodër, Shkup, Gjirokastër, Preshevë, Pazari i Ri, në të gjitha trojet shqiptare, në Ilirinë Perëndimore, (në Ballkan), në mërgatë. Politikën e Tiranës, të Shkupit e të Prishtinës i konstatojmë, jo të plota, krahasuar me idetë dhe idealet, që i zhvillon Lëvizja Kombëtare Shqiptare, për një shtet. Nuk janë të plota, themi qartë, janë të mangëta, këto dy politika, si e thamë dhe janë vicioze, te ndërkryera e harrojnë Shqipërinë vërtetë.
LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE, PROFESOR HAZIR SHALA, KRYETAR
(Përfundon në numrin tjetër) Lajmonline