Tenton të vetëvritet një femër në Kaçanik
Një femër për shkaqe të panjohura ka tentuar të vetëvritet duke përdor sasi të tepruar të medikamenteve. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Qamil Ilazi në qytetin e Kaçanikut. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK në Prishtinë është liruar.