Ndahen Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones
Divorc prej 300 milion dollarësh për Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas. Zërat për prishjen e lidhjes së tyre qarkullonin prej javësh, ndërsa u konfirmuan nga revista britanike “Star” e cila e ka vendosur lajmin në faqe të parë.
Pas 13 vitesh martesë, nga e cila kanë lindur dy fëmijë Dylan Michael dhe Carys Zeta, çifti vendosi që ti japë fund historisë së tyre.
Shpenzimet do të shkojnë për Douglas, i cili do ti paguajë së shoqes 300 milion dollarë.
Michael dhe Catherine u martuan në vitin 2000 në Plaza Hotel në New York.