Mihrie Braha, provokuese edhe këtë verë
Tiranë, 4 gusht – Kaq shumë artiste të reja dhe atraktive në skenën shqiptare kanë ardhur këto vitet e fundit, saqë ajo, e ashtuquajtura Marlyn Monroe shqiptare, sikur është harruar. E kuptuat se për cilën femër të showbizit e kishim fjalën? Është këngëtarja Mihrie Braha, e cila në fakt edhe mund të ishte harruar pakëz apo të ishte jashtë mode, por nuk ka ndodhur kështu. Ajo sapo ka sjellë një këngë tjetër në bashkëpunim me motrën e saj Lora, me titull “Krejt le ta dinë”, ku krahas këngës së bukur, Mihria shfaqet në një formë mjaft të mirë. Kënga ka ritëm e tentativë për të konkurruar femrat e forta të kësaj vere, por edhe provokime që kanë sjellë debate. Panorama sjell edhe këtë foto, ku Mihria kërkon që ne akoma ta shohim si një femër seksi, dhe ne nuk kemi pse mos ta bëjmë. Edhe pse sot po çajnë tregun muzikor me zë dhe performansa seksi këngëtare si Dafina, Tuna apo Nora, në këtë treg ka vend përsëri për këngëtare si Mihria, por edhe për pamjen e saj të këndshme. Do të donim që edhe këngëtaret e reja që përmendëm më lart t’i shihnim në këtë formë në moshën e Mihries.