Kalo te lënda

Tetë shtetet ku femrat duhet të jenë të kujdesshme

f_0406105732604_aJavët e fundit, mediat kanë raportuar për sulme ndaj grave në mbarë botën: që nga dhunimi i turistes zvicerane në Indi e deri te studentja amerikane që u dhunua në Brazil. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se gratë nuk duhet të udhëtojnë apo se asnjë pjesë e këtyre dy shteteve nuk janë të sigurta. Megjithatë, sugjerohet që gratë në disa vende të jenë të kujdesshme dhe të njohin kulturën e vendit. Duke u bazuar në dhënat e Human Rights Watch, të Departamenti i Shtetit dhe raportet në media, Business Insider ka bërë një listë prej tetë shteteve të tilla.

Indi

Nga turizmi India siguron çdo vit 17.7 miliardë dollarë. Por, lajmet e dhunës ndaj femrave, që nga dhunimi i zviceranes në New Delhi, apo studentes britanike që ka kërcyer nga dritarja e hotelit nga frika se do të dhunohet nga një grup meshkujsh, ka bërë që turizmi në vend të bie për 35 për qind.

Human Rights Watch raporton se numri i raportimeve të dhunës kundër grave është rritur, ndërsa “Qeveria nuk ka hetuar apo ndjekur penalisht abuzimin seksual gjatë paraburgimit”.

Brazil

Rio de Janeiro cilësohet si një nga destinacionet më të njohura turistike në hemisferën jugore. Megjithatë, gratë duhet të jenë të kujdesshme pas lajmit se turistja amerikane është dhunuar në furgon, derisa i dashuri i saj është prangosur. Tre të dyshuarit janë arrestuar.

Sipas Human Rights Watch, Brazili është i njohur për kulturën maço dhe prirjen ndaj dhunës. Situata është shqetësuese, sepse në Brazil vitin e ardhshëm do të mbahet kampionati botëror në futboll, ndërsa më 2016 Lojërat Olimpike.

Turqi

Turistët në Turqi kryesisht janë mbledhur në vendet historike në Stamboll, ose në vendpushimet luksoze.

Megjithatë, dhuna ndaj grave është një problem i madh në Turqi. Departamenti i Shtetit thotë se ambasada dhe konsullata kanë marrë raporte të shumta për krime kundër grave, veçanërisht ato që përfshijnë drogën dhe përdhunimin.

Në zë të mirë nuk është as policia e as gjykatat, kur është fjala për gratë që duhet të mbrohen kundër sulmuesve të tyre. Business Insider kujton rastin e një gruaje amerikane, e cila u vra në shkurt të këtij viti, kur udhëtoi e vetme në Stamboll.

Egjipt

Turizmi në Egjipt ishte një degë e rëndësishme e ekonomisë, por numri i turistëve që vizitojnë vendin në kohët e fundit ka rënë. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të rritjes së krimit pas revolucionit 25 janarit 2011, por sipas ditores New York Times – edhe për shkak të ngacmimit dhe sulmeve ndaj grave dhe vajzave që nuk kanë përcjellje në rrugë.

Business Insider shkruan se si në qershorin e kaluar një turmë sulmoi dhe keqtrajtoi seksualisht të paktën gjashtë egjiptiane dhe gra të huaja në Sheshin Tahrir të Kajros. Kohët e fundit, një gazetare ka shkruar se si një turmë e meshkujve e ka detyruar të zhvishet, por që fatmirësisht shpëtoi nga dhunimi.

Kolumbi

Pas shumë viteve të konfliktit civil, turizmi në Kolumbi së fundmi ka filluar të zhvillohet. Megjithatë, dhuna ndaj grave dhe vajzave në Kolumbi mbetet ende e përhapur. Sipas Human Rights Watch, kriminelëve u shkon për dore edhe paaftësia e qeverisë kur është fjala për mbrojtjen e grave. Ushtruesit e dhunës seksuale gjithashtu sillen rrallë para drejtësisë në Kolumbi.

Guatemala

Pesëmbëdhjetë për qind e popullsisë në Guatemalë në një farë mënyre merret me turizëm. Autoritetet janë nën presion për të kontrolluar bandat dhe grupet e drogës në Guatemalë. Megjithatë, krimet kundër grave në këtë vend janë tri herë më të larta. Numri i dhunimit dhe abuzimit seksual në këtë vend nga viti 2008 e deri në vitin 2011 u rrit me 34 për qind. Në vetëm një nga dhjetë rastet e krimeve kundër grave, dhunuesi është sjellë para drejtësisë.

Meksikë

Sipas raporteve të Departamenti i Shtetit, miliona amerikanë çdo vit udhëtojnë në Meksikë, dhe autoritetet vendore janë duke bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur qytetarët amerikanë.

Megjithatë, në shkurt të këtij viti, gjashtë turiste nga Spanja janë përdhunuar në shtëpinë e tyre në një plazh në Acapulco. Ato janë përdhunuar nga gjashtë burra të paidentifikuar. Human Rights Watch ka paralajmëruar se trajnimi joadekuat dhe korrupsioni kanë bërë që sistemi meksikan i drejtësisë penale shpeshherë të dështojë në mbrojtjen e viktimave të krimeve të dhunimit.

Kenia

Kenia është një destinacion shumë i popullarizuar turistik për shkak se ofron udhëtime në safari. Megjithatë, gratë që udhëtojnë jashtë zonave turistike duhet të jenë vigjilente.

Kjo ka të bëjë në veçanti me ishullin Lamu, për të cilin Departamenti i Shtetit lëshoi një paralajmërim. Ishulli u bë i njohur për abuzim seksual, dhe gratë kërcënohen me rrëmbime. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Grave ka publikuar së fundmi një raport ku thuhet se “gratë e të gjitha moshave, niveleve arsimore dhe grupeve sociale në zonat rurale dhe urbane, janë të ekspozuar ndaj dhunës në Keni”. /Telegrafi/

Lini një koment