Rahovica i përgjigjet mesazheve të Stankovicit për monumentin e UCPMB-së
PRESHEVË, 5 prill (AIP) -Pas largimit të lapidarit të dëshmorëve të kombit nga qendra Preshevës , tani qeveria e Beogradit ia ka mësy edhe atij në Rahovicë. “Kompleks memorial i nisur më 14 nëntor të vitit 2012 në fsahtin tonë do të përfundohet ashtu siç është paraparë, pavarësisht mesazheve nga qeveritarët për ndalimin punimeve…”, Ka dekleruar Fadil Azizi kryetari i bashkësisë lokale Rahovici ka thënë RTP, transmeton agjencia elajmeve “*Presheva Jonë”.
Më 14 nëntor në mënyrë zyrtare ishte hedhur gurëthemeli i ngritjes së lapidarit të dëshmorëve të Kombit në vendin e quajtur gurishte në Rahovicë. Por pas largimit të lapidarit të dëshmorëve të kombit nga qendra Preshevës , tani qeveria e Beogradit ia ka mësy edhe atij në Rahovicë.
Mediat në Beograd ka raportuar për investimet dhe se di do të duke ky kompleks memorial. Ndërsa kryetari i bashkësisë lokale Rahovic Fadil Azizi i ka thënë se memorial i dëshmorëve do të përfundohet ashtu siç është paraparë , pavarësisht mesazheve nga qeveritarët për ndalimin punimeve. Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviç ka thënë se shteti duhet të reagoj dhe se ligjet duhet të zbatohen.
Por ambasadori amerikan Majkëll Kirbi ka thënë se palët për ngritjen monumenteve duhet të bisedojnë dhe se të drejtat e pakicave dhe historia e tyre duhet të respektohet nga organet e shtetit.E në anën tjetër edhe përkundër protestave për largimin e kompleksit memorial të xhandarmërisë mbi fshatin Lluçan deri më tani asgjë nuk është ndërmarrë , ndërsa lapidari i UÇPMB-së që u larguar nga qendra Preshevës dhe ai në Rahovicë ende nuk dihet se si do ta kenë fatin .