Konfiskohen mbi 13 kg mariuhanë
Antidroga e Policisë së Kosovës ka konfiskuar mbi 13 kilogramë mariuhanë gjatë një aksioni në Prizren. Një person ka përfunduar në pranga përderisa hetimet ende janë duke vazhduar.
“Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në Prizren në një operacion policore të realizuar dje ka arrestuar një person më dyshimin e bazuar së i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe ka konfiskuar 13 kilogramë e 87 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihunë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personi i dyshuar tanimë i arrestuar nga policia është R. Sh (1972).