Kalo te lënda

Jacobson: Nëse s’ka marrëveshje, ngecje në eurointegrime

f_0406200708311_mAmbasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson po pret marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht qëndrimeve që i ka shprehur pala serbe.

Jacobson ka thënë se përkrah çfarëdo marrëveshje për veriun me kusht që të ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin.

Ajo ka thënë se nëse të dyja palët nuk arrijnë marrëveshje atëherë një mundësi historike do të humbas dhe të dyja vendet do të ngecin sa i përket integrimit në BE, transmeton Express.

“Shpresoj se ditëve të ardhshme do të shohim arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, e cila përveç se do të kishte ndikim në Kosovë dhe Serbi, një gjë të tillë do ta ndjente edhe tërë rajoni. Do ta rriste stabilitetin dhe sigurinë, zhvillimin ekonomik pastaj do ta bënte rajonin më tërheqës për investitorët e huaj dhe më të vërtetë do ta linte prapa të kaluarën e hidhur dhe tragjike në mënyrë që të dy vendet të mund të ecin dejtë të ardhmes evropiane”, ka thënë Jacobson për televizionin publik. /Telegrafi/

Lini një koment