Hakerët kosovarë sulmojnë një bankë greke
Grupi hakerëve i quajtur Kosova Warriors Group (KGW), që merret me sulme në internet, sot në mëngjes ka sulmuar bankën e famshme greke “E-Banking Epirus”.
Ky sulm, sipas Kosova Warriors Group, u bë për shkak se hakerët grekë kishin sulmuar Bashkësinë Islame në Shqipëri.
Kjo ishte arsyeja që KWG mori vendim të sulmojë ueb faqen http://www.epirusbank.com, duke vendosur në ueb-faqen e kësaj banke një flamur shqiptar.