Gecët ndahen nga Daci
Vëllezërit Geci nga Llausha e Skenderajt, kanë pushuar aktivitetin politik menjëherë pasi kreu i Dardanëve, akademik Nexhat Daci iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Gani Geci në një status në rrjetin social facebook, shkruan se, për shkak të parimeve kanë ngrirë aktivitetin e tyre në 12 degë.
“Prej sot na me 12 degë e ngrijmë aktivitetin dhe nuk jemi me Akademik Dacin, për shkak te parimeve e jo për shkak të dëshirës për pushtet, andaj të nderuar miq përkrahës të familjes sime, ne kërkojmë nga ju që të na përkrahni që të jemi më të fuqishëm”, thotë ndër të tjera Geci./Indeksonline/
