Dogana të hënën hapë tregun
Dogana e Kosovës me datën 08, të këtij muaji (e hëne) do të hapë dyert në Depon e Terminalit ne Mitrovicë për myshterinjtë e saj.
Aty do të shiten gjërat, të cilat janë konfiskuar nga doganierët
Këtë herë, në shitje nëpërmjet një ankandi publik do të dalin shumë gjëra, kryesisht gjë sende që gjenden në kioska.
Peshqir, mbushës (adapter), syze dielli, llamella (korpa), thithëse elektrike, telefona, makina rrobaqepësie, bluza, etj, janë disa nga gjësende që myshterinjtë do të mund ti blejnë.
Për llojet e gjërave dhe çmimet e tyre, përveç ditës kur do të hapet ankandi, Dogana e Kosovës ka njoftuar në detaje gjithçka nëpërmjet një njoftimi nw ueb-faqen e sajë zyrtare. Në një listë të ndarë në 20 pjesë, përveç llojit të artikujve është paraqitur edhe sasia dhe çmimi. E, vlera fillestare e krejt produkteve është 7,326.10 euro.
Për 223 euro, Dogana ka menduar ti shesë këto produkte: një mikroskop, katër këmbë për kamerë, një pjesë për auto (2 stopa), një pompë uji, 24 zbukurime për fustane, një mbajtëse për syza, 83 copë syze dielli, një orë dore, dy DVD Player Red Star.
Para pak ditësh, Dogana pos gjerave të konfiskuara, në ankande publik ka nxjerr edhe rreth 20 veturat të sajë, e nga të gjitha këto po ka edhe të hyra të kënaqshme.
Fllanza Mezini, zyrtare për informim në Doganën e Kosovës, tha për Indeksonline se mallrat qe konfiskohen me se shumti, kryesisht janë, derivatet ( nafte dhe benzine ) , vajrat motorike dhe hidraulike , pije joalkoolike dhe alkoolike , prodhime higjienike , prodhime ushqimore ,barna pa banderole , prodhime kozmetike telefona celulare etj.
Merzini tregon se, gjate vitit 2012 nga procesi i shitjes nëpërmjet ankandit publik dhe ftesës me oferta janë realizuar te hyra ne shumë prej 335,847.47 euro.
Ndërsa gjate vitit 2013, Dogana ka realizuar të hyra ne shume prej 30 mijë e 677 euro.
Ankande të tilla organizohen shumë shpesh. Mund të ndodhë që çdo një muaj dogana i shet mallrat e konfiskuara. Madje, mallin mund ta blejnë edhe ata persona nga të cilët janë konfiskuar këto gjëra./M.B /Indeksonline/