Bie nga ballkoni i motelit, vdes një person
Një person, punëtor në një motel në Prizren, ka gjetur vdekjen pasi që ka renë nga ballkoni i katit të tretë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të premten në mesditë, në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar punëtor ne një hotel, aksidentalisht ka renë nga ballkoni i hotelit (rreth 9 metra) me ç’rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion./Indeksonline/