Tri ligjet do t’i votojë sovrani pas zgjedhjeve
Kryeministri Sali Berisha mblodhi pasditen e sotme strukturat e Partisë Demokratike, ku diskutoi me dyer te mbyllura mbi zgjedhjet parlamentare pas largimit nga koalicioni qeveritar të LSI.
Pas përfundimit të mbledhjes, Berisha shprehu para mediave entuziazmin që sipas tij ka përfshirë bazën për një fitore shumë të thellë të së djathtës në zgjedhjet e ardhshme.
Entuziazmi ka përfshirë bazën dhe strukturat e PD për një fitore të thellë dhe të shkëlqyer të 23 qershorit”, tha Berisha.
Ndërkohë i pyetur për tri ligjet, kryeministri akuzoi kreun e PS Edi Rama, se me mosvotimin e tyre në parlament bllokoi integrimin e vendit, ndërsa u shpreh i sigurt se nëse ai nuk i voton sërish, përgjigjen do ta japë populli me referendum.
“Me tre ligjet Edi Rama mori peng statusin e vendit kandidat. Edi Rama i bllokoi ato me votat e tij vetëm e vetëm që Shqipëria të mos marrë statusin, shkruan Shqip.
Tani siç njoftuan burimet më zyrtare të Brukselit nuk ka më kohë për t’u bërë raport për Shqipërinë më 16 prill. Pasi u sigurua se nuk do bëhet raporti për statusin, i përdori këto për të hedhur hi syve qytetarëve shqiptarë. E vërteta është se po nuk i votoi sërish, do i votojë sovrani me një votë plebishitare me referendum pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe gjatë mandatit tonë të tretë qeverisës, tha Berisha./Indeksonline/