Serbia formon 10 organe të përkohshme në Kosovë
Qeveria e Serbisë mori vendim për formimin e organeve të përkohshme në 10 komuna në Kosovë, thuhet në komunikatën e kësaj qeverie, raporton agjencia Fonet, transmeton koha. Për këto organe të përkohshme thuhet se “do të kryejnë punë nga kompetencat e kuvendeve komunale dhe organeve ekzekutive të pushtetit lokal”.
Organet e përkohshme do të formohen në komunat Gjakovë, Deçan, Klinë, Prizren, Ferizaj, Podujevë, Drenas, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë, është njoftuar pas mbledhjes së qeverisës serbe.