Kalo te lënda

Paralajmërimi i ish-luftëtarit: Po na çoni në vetëflijim!

fotoCAAGW2VRU ka dërguar letra kryeministrit, ministrave e zyrtarëve të tjerë, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete për hallin. Ish-luftëtari i UÇK-së, S. R., rrëfen se tri herë ka tentuar t’i japë fund jetës, por prapë e falënderon Zotin që i ka ruajtur mendjen për të vazhduar edhe më tej presionin ndaj pushtetarëve që t’ua përmirësojnë jetën ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Në një rrëfim për Telegrafin, ai shpjegon se hallin e tij e kanë edhe 50 për qind e veteranëve. Thotë se deri tash nuk ka pasur përgjigje konkrete nga zyrtarët, përveçse u është thënë “keni aplikuar e tash pritni”.

“Unë u kam thanë qe 13 vjet kom pritë, tash ka ardhë momenti i fundit. Ose ndërmerrni diçka ose na do të vetëflijohemi. Është e rëndë me ia marrë njeri vetes jetën. Por, prej problemeve të shumta, njeriu mund të kalojë në depresion. Sepse të traumatizuar jemi. Unë e kam përjetuar masakrën e Reçakut. Në një rast, shokun pa krye e kom marrë në kolicë e kom dërgu te mjeku. E ai më ka thënë: po ky more burrë i vdekur është. E tash, ku me kanë mirë unë”, ka rrëfyer ish-luftëtari nga fshati Koshare e Ferizajit.

Thotë se i mbetet hatri kur i sheh zyrtarët duke bërë lukse të mëdha. I dhemb zemra kur i sheh ata që lëvizin me vetura luksoze e bëjnë harxhime nëpër udhëtime.

“Ata po arsyetohen që shteti i ka vetëm pesë vjet, se bebja pesëvjeçare veç sa ka filluar të ecë. Por, munden këta me i lanë do shpenzime edhe me na ndihmu neve disave që i kemi punë më keq”, ka thënë ai.

Ish-luftëtari i UÇK-së tregon se i ka gjashtë fëmijë, ndërsa të gjithë janë në shkollë. Gjithashtu, jeton në një shtëpi pesëdhjetëvjeçare, e cila shumë pak i plotëson kushtet për banim.

Lini një koment