Kalo te lënda

Modeli gjerman garanci e zhvillimit ekonomik

403x30260797gerxhaliu-291211_107481Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka theksuar se investimet në edukim janë garanci e zhvillimit dhe qëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale të një vendi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu theksoi sot se në Kosovë duhet të ndryshohet qasja ndaj arsimit profesional, në mënyrë që krijohen modalitete efektive për tregun konkurrues.

 

“Si Odë Ekonomike e Kosovës nuk dëshirojmë të mburremi me fuqi të lirë punëtore por të krenohemi me të rijnë të edukuar dhe të trajnuar profesionalisht. Falë bashkëpunimit dhe mbështetjes permanente të Qeverisë Gjermane, Oda Ekonomike e Kosovës në partneritet me Oden e Zanatlive të Dortmundit më në fund arriti qëllimin e fitimit të një projekti të përbashkët për dërgimin e 25 të rinjve kosovarë në qendrën trajnuese në Dortmund dhe atë për një periudhë kohore më shumë se 3 vjeçare. Kjo është edhe një dëshmi se Qeveria Gjermane ka qenë, është dhe do të mbetet një mbështetës i denjë i proceseve jo vetëm politike por edhe ekonomike, edukative, kulturore me qëllim të krijimit të një qëndrueshmërie më të fortë për ardhmërinë e Kosovës”, theksoi Gërxhaliu.

 

Sipas tij, këta të rijnë do të kenë mundësi të certifikohen në qendrën e trajnimit në Dortmund e cila është më e avancuara në Gjermani dhe i plotëson të gjitha standardet e kërkuara në nivel evropian dhe më gjerë. “Drejtimet të cilat i ofron për trajnim janë vërtet mu ato që i nevojiten zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe krijimit të vendeve të reja të punës të cilat profile janë mjaftë atraktive për të rinjtë evropian dhe me siguri do të jenë edhe për ata kosovarë. Drejtimet të cilat i kemi zgjedhur janë si: për klimatizim, për teknik të mjekësisë së syve, menaxhues të zyrave (administrim), elektronik, vendosjen e skeleve në ndërtimtari, megatronikë, përpunim të metaleve, teknik të ortopedisë dhe teknik të stomatologjisë”, tha ai

 

Gerxhaliu theksoi se krahas arsimit teorik këta të rinj do të kenë mundësinë që pjesën teknike ta kryejnë në kompanitë gjermane që është edhe një mundësi e mirë për të përfituar nga eksperienca dhe tradita gjermane. “Kandidatet duhet t’i plotësojnë kriteret e parashtruara në konkurs i cili mund të gjendet në mediet e shkruara, por edhe në ëebfaqen e OEK-ut prandaj do të jemi të orientuar për një përzgjedhje profesionale dhe këta të rinj të jenë ata që me punën , angazhimin dhe sjelljen e tyre të ndikojnë në përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe të hapin shtigje të reja për projekte të tilla që sa më shumë të rinjë nga Kosova të kenë mundësi të tilla”, tha ai.

 

Gërxhaliu falënderoi të pafund për shtetin gjerman, për atë që janë duke e bërë për popullin e Kosovës qoftë në Kosovë, qoftë për diasporën, si dhe mbështetjen permanente proceseve me të cilat ballafaqohet Republika e Kosovës, njofton OEK-u./Q. Krasniqi

Lini një koment