Kalo te lënda

LDK, LDD-së: Deshëm ta bashkojmë elektoratin rugovian

fotoCAH2MVLELidhja Demokratike e Kosovës me të cilën Lidhja Demokratike e Dardanisë, po zhvillonte takime dhe ishte paralajëmruar koalicion, ka reaguar pas zyrtarizmit të koalicionit të LDD-së më AAK-në. ”Oferta e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qenë tepër serioze dhe e motivuar ashtu që ta bashkojë elektoratin rugovian”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sipas tyre, me LDD-në ka zhvilluar një varg bisedimesh të veçanta dhe i ka ofruar asaj të gjitha mundësitë e arsyeshme për të bashkëpunuar, madje edhe si partnerë të një koalicioni parazgjedhor.
Komunikata e tyre kishte të bënte kryesisht me termin ‘rugovian’ të përdorur gjatë konferencës së koalicionit të ri.

“Në situatën e krijuar pas marrëveshjes ndërmjet AAK-së dhe LDD-së, Kryetari dhe strukturat drejtuese qendrore dhe lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës i bëjnë thirrje elektoratit rugovian në mbarë Kosovën që t’i bashkohet LDK-së, sepse vetëm LDK-ja e përfaqëson në mënyrë autentike dhe të besueshme rugovizmin dhe votën e rugovistëve”, thuhet më tej në komunikatë./Indeksonline/

Lini një koment