LDD-AAK në koalicion
Ramush Haradinaj dhe Nexhat Daci sot rreth orës 16:00 pritet të nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor ndërmjet këtyre dy partive për zgjedhjet lokale dhe nacionale.
Kështu kanë bërë të ditur burime brenda AAK-së për Indeksonline.
Sipas këtyre burimeve, asnjëherë nuk është folur për shkrirjen e LDD-së, në AAK, por për koalicion që të garohet së bashku në zgjedhjet e ardhshme.
Zëdhënësi i i AAK-së, Ernest Luma, tha për Inderksonline se lideri Ramush Hradinaj dhe Nexhat Daci, do të takohen në orën 16:00. “Të dy liderët do të takohen pas dite, do të bëhet publike çdo gjë çka do të bisedojnë e vendosin”, tha Luma.
Daci kohët e fundit ka bërë përpjekjeje për të lidhur një koalicion edhe me LDK-në, por kjo e fundit nuk i’a plotësoi kërkesat liderit të dardanëve. /Indeksonline/