Fton LDK-në që t’i bashkohet
Lidhja Demokratike e Dardanisë e cila bëri koalicion me Aleancën për Ardhëmirnë e Kosovës e ka ftuar edhe Lidhjen Demokratike që t’i bashkohet.
“Presin që LDK të vijë në këtë koalicion por edhe vetë LDK ka proklamuar për rigrupim të spektrit të djathtë”, ka thënë Lulzim Zeneli nga LDD, në Interaktiv.
Sipas tij, te këto parti ekziston fryma dhe duhet të ofrohen kornizat e bashkëpunimi. Por thotë se në LDK nuk ka ekzistuar niveli i duhur i guximit për bashkëpunim.
“Vullneti jonë ka qenë dhe ekziston vazhdimisht që me Haradinajt të bashkëpunohet sepse besueshmëria më e madhe e elektoratit është rritur në kohën kur Rugova ka bërë koalicion me Haradinajn”, ka thënë Zeneli./Indeksonline/