Kalo te lënda

Zhduken tre persona në lumin Shkumbin

fotoCABNB3TBNjë automjet përfundoi në lumin Shkumbin mesditen e sotme në zonën e kthesave të Murrashit në aksin Librazhd-Elbasan.

Pas njoftimit nga ana e dëshmitarëve ne vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila e gjeti mjetin ne ujë rreth 4 kilometra larg vendit ku janë shenjat e daljes se mjetit nga rruga. Policia e ka te pamundur identifikimin e mjetit, targa e te cilit nuk mund te duket. Mendohet se ne mjet udhëtonin tre persona te cilët rezultojnë te zhdukur.

Automjeti gjendet ne një zone te lumit ku thellësia është e madhe. Rrjedha e lumit Shkumbin është shume e forte dhe është pothuajse e pamundur ndërhyrja per te nxjerre automjetin nga lumi.

Personat qe ndodheshin brenda ne mjet mendohet se janë rrëmbyer nga rrjedha e ujit ne tentative për të dalë jashtë. Sipas policisë vendi ku ka ndodhur aksidenti është një zone ku shpejtësia duhet te jete shume e vogël për shkak te lagështirës ne rruge dhe kthesave shumë të forta.

Lini një koment