Kalo te lënda

Vuçiq: Duhet të pranojmë një marrëveshje

fotoCAEG0E2YZëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Beogradi duhet të dërgojë përgjigje deri të marten.
“Duhet të zgjedhim ndërmjet pranimit të planit të keq për pozitën e serbëve në veri të Kosovës dhe refuzimit të çfarëdo marrëveshjeje me Prishtinën dhe BE-në”, ka thënë ai për mediat serbe.

Ai ka shtuar se Serbia gjendet në situatë dramatikisht të vështirë.

Sipas tij, duhet të arrihet marrëveshja, pa marrë parasysh në datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, kurse Serbinë e presin vendime të rënda.

“Duhet të zgjedhim ndërmjet dy gjerave shumë të vështira… Diçka që nuk është në plan dhe që nuk e kemi në letër, në lidhje me veriun e Kosovës… Për neve gjithsesi është e keqe, nuk dua t’i gënjej njerëzit që bëhet fjalë për diçka të mirë. Nuk kemi shkuar në Bruksel që dikujt t’i nënshtrohemi, por ta përfaqësojmë popullin tonë. Nuk me bie ndërmend që t’i tradhtojmë qytetarët, është larg kjo që ta mendojmë”, ka thënë ai, duke shtuar se qytetarëve të Serbisë nuk do t’iu tregoj përralla.

Vuçiq i cili ishte përfshirë në konflikt verbal me kryeminsitrin e Kosovës Hashim Thaç, gjatë takimit të së martës e ka komentuar këtë rast.

“Zoti Thaçi ishte pak nervoz”, ka thënë ai./Indeksonline/

Lini një koment