Simic: SHBA mund të ndërmjetësojë në dialog
Analisti, diplomati dhe profesori serb Predrag Simic ka deklaruar për RTS se Bashkimi Evropian me siguri e ka përfunduar detyrën lidhur me bisedimet Beograd–Prishtinë dhe nëse bisedimet vazhdojnë ato me siguri të mbahen me shkopin dirigjues të Washingtonit.
Ai ka thënë se për një kohë të shkurtë është bërë një copë rruge dhe se duhet kohë që opinioni në Serbi dhe në Kosovë të mësohen me këtë situatë.
Simic mendon se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë takime ndërmjet politikanëve të Beogradit e të Prishtinës dhe shpreson se do të aktivizohet oficeri ndërlidhës i Serbisë në Kosovë, transmeton “Koha”.
Ai ka shtuar se Prishtina nuk lëshon pe pasi që Washington ka qëndrimin se nuk e do edhe një Republikë Sërpska në Ballkan.