Kalo te lënda

SHBA, njeh integritetin territorial të Kosovës

403x3026040226C02D0F-8749-4B17-817C-0D0A40536343_w640_r1_sShtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe integritetin e saj territorial tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, në një konferencë për gazetarë mbrëmë në Uashington.

“Ne e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Ne e njohim integritetin e Kosovës, përfshirë veriun”, tha Victoria Nuland, dhe shtoi se “është e qartë se i takon Kosovës se si të krijoj lloje modalitetesh, që disa serbë etnikë po e kërkojnë në veri”.

 

Por, sipas saj, “të gjitha këto janë çështje për të cilat zonja Ashton po punon, përfshirë edhe çështjen e strukturave paralele serbe”. Mëtutje, zëdhënësja Victoria Nuland ka theksuar se “ne dëshirojmë të shohim zgjidhje paqësore të këtyre çështjeve, që u mundësojnë si Kosovës ashtu edhe Serbisë, që të lëvizin përpara drejt integrimeve evropiane”./R.B

 

Lini një koment