Kalo te lënda

Miss Italia, e dashura e Blerim Xhemailit

f_0402152534498_mBlerim Xhemaili ka gëzuar jo vetëm tifozët e Napolit dhe futboll-dashësit shqiptarë me tregolëshin ndaj Torinos gjatë vikendit, por edhe të dashurën e tij.

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, i cili aktivizohet për kombëtaren e Zvicrës, prej një kohësh është në lidhje me bukuroshen italiane Alessia Tedeschi. Dhe pas shpërthimit të fundit të mesfushorit shqiptar, mediat italiane fokusuan vëmendjen edhe te e dashura e tij.

Aktorja dhe modelja nga Roma, pjesëmarrëse e Miss Italia 2011, e ka festuar si e çmendur tre golat e të dashurit të saj duke postuar disa në foto në profilin e saj në Twitter.

Bukuroshja aktualisht punon si modele por njëkohësisht vazhdon edhe Fakultetin e Shkencave Politike në Romë. Alessia fitoi çmimin “Miss i televizionit, kinemasë dhe këngës” në edicionin e vitit 2011 të Miss Italia./Orainfo/Telegrafi/

Lini një koment