Lladrovci: Të lumtë z. Hashim Thaçi!
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci po tregohet krah i fortë i kryeministrit Hashim Thaçi. Jo vetëm në Kuvend e mbron “me takat të vetin” sa herë që e akuzon opozita, por ai me shumë vëmendje e përcjell edhe procesin e bisedimeve që po zhvillohet në Bruksel dhe nuk heziton të shkruaj një status në Facebook, për t’i dhënë mbështetje shefit.
Më poshtë gjeni statusin e deputetit Lladrovci:
Të lumtë z. Hashim Thaçi!
Të gjitha informacionet, që po vinë nga Brukseli, po flasin se, delegacioni ynë po qëndron i pa thyeshëm, në krye të detyrës.
Jo vetëm në luftë, z. Hashim Thaçi, i’a tregojë vendin zv. të S. Millosheviqit, por sot, i’a tregojë vendin edhe në sytë e baroneshës Eshton.
Kur e kërkuan sot, t’ua tregosh vendin pasardhësve të Sllobodan Millosheviqit, edhe ne hollin e zyrave të Baroneshës, u’a tregove fizikisht edhe aty. Të lumtë edhe një herë z. Kryeministër, të lumtë!
