Kalo te lënda

Larg syve, larg zemrës

403x30260394largea_shpati-adelina1355676137Është folur shumë kohëve të fundit për ndarjen e çiftit të njohur Shpat Kasapit dhe Afërdita Dreshës. Më në fund Shpati ka pranuar të japë përgjigjet e shumë kërkuara nga publiku, nëpërmes një interviste.
Këngëtari në fjalë ka mohuar mundësinë e ribashkimit me Afërditën por edhe spekulimet që ai ka gjetur të dashur.
Megjithëse nuk ka zbuluar arsyet e sakta të ndarjes së tyre Shpati ka pohuar që largësia ka pasur rol të madh e poashtu edhe historia e fotove të Afërdites me aktorin hollivudian Leopnardo Di Caprion edhe pse nuk e ka pranuar idenë që Afërdita mund ta ketë tradhëtuar.
Ndërkohë pritet që shumë shpejt Shpati të publikojë dy këngë të reja, por asnjëra nuk do i dedikohet ish të dashurës së tij Afërditës./A.R

Lini një koment