Kalo te lënda

Kurti: Nesër do të kërkojmë largimin e Rexhepit

fotoLëvizja Vetëvendosje në interpelancën e nesërme do të kërkojë largimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi lidhur me skandalet që janë bërë në këtë ministri.

Kreu i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti deklaroi në Ferizaj se synojnë që ministrin Rexhepi ta përballin me fakte të korrupsionit dhe krimit që ka krijuar ai, raporton rtk.

”Ministri më shumë bën politikë policore, sesa që ju shërben qytetarëve të Kosovës. Ai është llogari-dhënës ndaj Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Lini një koment