Kalo te lënda

Kritikat e qeveritarëve me motive politike

Kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa e kanë shqetësuar akuzat e Ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi. Ky i fundit e pati quajtur të jashtëligjshme rregulloren e Komunës së Prishtinës për legalizimin e objekteve pa leje.

Këto deklarata e kanë nxitur, Mustafën të dalë në një konferencë për shtyp dhe t’i sigurojë qytetarët e Prishtinës se trajtimi i objekteve të ndërtuara pa leje dhe legalizimi i tyre ka mbështetje ligjore. Sipas tij, këto qëndrime të zyrtarëve qeveritarë vijnë si pasojë e mungesës së informacioneve, dhe të njëjtat kanë qëllime politike.

“Dëshirojmë ti sigurojmë të gjithë qytetarët se trajtimi i objekteve pa leje dhe legalizmi i tyre ka mbështetje të plotë ligjorë dhe lejet e lëshuara nuk mund të kontestohen në asnjë rrethanë, këto janë deklarata politike ose deklarata të cilat jepen në mungesë të informatave të nevojshme, por si të tilla ato krijojnë huti te qytetarët”, ka thënë Mustafa.
Ai ka ka theksuar se askush nuk mund t’i vë në pikëpyetje vendimet e nxjerra nga Komuna.

“Vendimet e nxjerra në interes të qytetarëve nga organet kompetente të Komunës nuk mund të revokohen në asnjë formë apo të vihen në pikëpyetje sepse këto vendime janë në interes të palëve dhe kjo është rruga e vetme që këtë kategori të objekteve të ndërtuara t’i legalizojmë dhe të fitohet pronësia nga ana e qytetarëve si e drejtë juridike e tyre”

Në deklaratat e deri tanishme, sipas Mustafës, është përmendur vetëm Isa-MustafaKomuna e Prishtinës se ajo ka nxjerrë leje për legalizimin e objekteve pa leje, por asnjëherë nuk është përmendur se edhe Komuna të tjera kanë nxjerrë rregullore të tilla, dhe se disa prej tyre kanë përmbyllur procesin e legalizimit të objekteve pa leje .

Pos tjerash, kryetari i Prishtinws ka thënë se në momentin që Kuvendi i Kosovës aprovon ligjin për legalizimin e objekteve pa leje, Komuna do të fillojë të zbatojë ky ligj. Ai ka konsideruar se dallimet kryesore ndërmjet ligjit i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës dhe rregullores së Komunës, janë vetëm afatet sepse do ti mundësohet afat i ri qytetarëve që ata të aplikojnë për legalizimin e objekteve pa leje.

Sipas Mustafës, Qeveria e Kosovës ka tentuar vazhdimisht ta pengojë Komunën e Prishtinës në ushtrimin e detyrve të saj.

“Ekziston një tendencë e përhershme e qeveritarëve e që të pengojë në ushtrimin e përgjegjësive të saj, mirëpo përkundër kësaj ne kemi arritur që përgjegjësitë t’i ushtrojmë në interes të qytetarëve”, ka shtuar Mustafa.

Lini një koment