Komandant Hasani: Beogradi dhe Brukseli po na shtyn të veshim serish uniformen e UCPMB
DOBROSIN, 2 prill (AIP) -Procesin e dialogut në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe situatën në Luignën e Preshevës po e përcjellin me mjaft vëmendje dhe preokupim edhe faktori ushtark i Luginèës së Preshevës, pikerisht ish-lufëtarët dhe komanandantët e ish-UCPMB-së.
Njëri nga ta Shefket Hasani ish-luftëtar i UCPMB-së (komandant Poeti) njëherit luftëtari i UCPMB-së i cili qe i pari që e krisi pushkën kundër Serbisë në Dobrosin, fshat ky simbol i rrezistencës , para 13 vjetësh (15 nëntror 1999) përballë forcave serbe, duke folur për takimine sotëm në Bruksel mes Thacit dhe Dacicit ka pohuar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” se “cdo marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksele për Veriun e Kosovës, pa përfshirjen e cështjes së Luginës së Preshevës është ilegale edhe e papranueshme dhe për ne luftëtarët dhe komandantët e UCPMB-së.”
“Lugina e Preshevës e diksirmunuar nga Beogradi, tash e anashakaluar nga Brukseli në procesin e dialogut ka izolura tërësisht Luginën duke e shndrruar atë në një vrimë të zezë në Evropë. ne ketë nuk do ta tolerojmë të vuaj popullata jonë e cila sot po jeton as në paqë e as në luftë…” ka deklaruar në vazhdim komanadnti i UCPMB-së z.Hasani.
Sipas, Shefket Hasanit i cili na porositi që t ‘mos e shkruajë ish-komandant , por komandant i UCPMB-së, sepse nga sot UCPMB është gjallë, është në mobilizm dhe se zhvillimet në terren, po e fusin rajonin në fazën “Pranvera e Luginës”.
“Ne kemi pasur durim dhe kemi rrespktuar komunitetin nderkombëtar duke menduar se edhe ata do të na rrespekojnë dhe nuk do të injorojnë kërkesat e liderëve tanë, vullnetin e popullit tonë të inkuadrohet në ektë proces të dialogut edhe cështjes së Luginës së Preshevës. Por duket se edhe kësaj radhe po anashkolojnë. Prandaj, cdo eskalim i situatës në Luginën e Preshevës është përgjegjëse Beogradi. Injoranaca jo vetëm e Beogradit por edhe e Brukselit po na shtyn t’i veshim serish cizmet dhe uniformat e UCPMB-së . Ne deri tash nuk kemi kërkuar t’i rrokim arrmët, por kemi kërkuar dialog…” ka pohuar komandant Hasani.
Por, sipas tij duket se po ndodhë e kundërta. “Por, nesër sigurisht do kërkohet t’i lëmë armët e të fillojmë dialogun, por do të jetë vonë dhe përgjegjës për viktima dhe destabilitet në rajon do të jenë pikërisht Beogradi dhe Brukseli..”, ka deklaruar në fund komandant i UCPMB-së Shefket Hasani për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” sipas të cilit UCPMB ishte në gjendje gatishmëri me ushtarët në mbrojtje të lapidarit në Preshevë për cka prisnim urdhër nga atorititet lokale, por askush nuk kishte ftuar për këtë.