Kalo te lënda

Kisha serbe njeh shtetin e Kosovës

uten navnPesë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kisha ortodokse serbe në Kosovë ka njohur legjitimitetin e institucioneve të vendit. Përfaqësues të bashkësisë fetare të serbeve të Kosovës kanë pranuar që të jenë pjesë e Këshillit zbatues dhe monitorues i cili merret me mbrojtjen e objekteve kulturore dhe atyre fetare.

Që nga çlirimi i Kosovës, Kisha Ortodokse serbe në vend, asnjëherë nuk ka pranuar kontakt të drejtpërdrejtë me institucionet e Prishtinës duke i vlerësuar ato si jolegjitime. Çdo kontakt me Prishtinën, Kisha Ortodokse serbe tradicionalisht e ka zhvilluar nëpërmjet UNMIK-ut. Madje pas shpalljes së pavarësisë për një kohë të gjatë kisha kishte refuzuar kontaktet edhe me Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë duke e vlerësuar atë si ilegale për shkak se legjitimiteti i saj rridhte nga Pakoja e Ahtisarit mbi të cilin është shpallur pavarësia e Kosovës. Pranimin e ICO-së si autoritet, Kisha e kishte bërë vetëm në dy vjetët e fundit të ekzistencës së ICO-së në Kosovë, për shkak edhe të pamundësisë së UNMIK-ut që t’i përcillte kërkesat e saj tek institucionet e Kosovës.

Burimet e gazetës kanë shpjeguar se kanë qenë pikërisht këto dy vjet, ato që kanë bërë që kisha gradualisht të vendoste edhe komunikimin e drejtpërdrejtë me institucionet e shtetit

Lini një koment