Kandiq: Serbia po kërkon shumë prej Kosovës
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, e cila ndër të tjera ka dokumentuar krimet serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, shfaqi shpresë por edhe shqetësimin e saj për shkak se Qeveria serbe do të tërhiqet nga arritja e ndonjë marrëveshje. Serbia po kërkon shumë prej Kosovës, tha ajo.
Sipas Natasha Kandiqit, Serbia duhet ta kuptojë që bashkëpunimi me autoritetet në Prishtinë është zgjidhja më e mirë për ata 100 000 serbë që sot jetojnë në Kosovë. Të mos e kuptosh realitetin që Kosova s´është më pjesë e Serbisë, s´është gjë tjetër veçse pengesë e zhvillimit të ardhshëm të vendit.
– Unë druaj se qeveria serbe në çastin e fundit do të rikthehet në pozicionet e viteve të 90-ta, tha Kandiq për agjencinë suedeze të lajmeve TT me rastin e vizitës që po i bën ajo Suedisë./Indeksonline/