Kalo te lënda

Hapen ofertat për PTK-në

fotoCAD0BV05Është bërë hapja e ofertave për shitjen e 75 % te aksioneve të Postë Telekomit të Kosovës. Indeksonline mëson se janë dy ofertues.

Ndërkaq Komisioni Ndërministror është duke shikuar anën juridike dhe financiare te ofertave në mënyrë që të shihet a plotësohen kriteret për të shitur 75 % të aksioneve, apo të shtyhet përsëri afati për garues.

Pas 30 minutave ministri Besim Beqaj, pritet të mbaj një konferencë për media për të sqaruar rrjedhjen e procesit./Indeksonline/

Lini një koment