Grabovci thotë se shprehja e tij “ mos u zgërdhij” është në fjalor
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, vazhdon të insistojë se ai kurrë në Kuvendin e Kosovës nuk i ka fyer dhe ofenduar kolegët e tij deputetë.
“Nuk mundet askush të gjejë askund që duke përdorur mikrofonin e Parlamentit kam fyer apo ofenduar dikë, prandaj unë po kërkoj që të përdoret gjuha parlamentare. Duhet të bëjmë një dallim nga komunikimi privat. Jashtë foltores së Parlamentit le të thotë kush çka dojë, por le të mbetet në moralin e secilit”, është shprehur Grabovci.
Në një nga seancat e Kuvendit ai iu kishte thënë kolegëve të tij deputetë “mos u zgërdhini”, shkruan Koha Ditore.
Për këtë shprehje të përdorur Grabovci thotë se “megjithatë është shprehje në fjalor”. Madje ky i fundit ka treguar kërkesën e GP të PDK-së që ia ka bërë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. /Telegrafi/