Kalo te lënda

Demaçi druan nga përkëdheljet e Evropës ndaj Beogradit

f_0403193151568_mVeprimtari i çështjes sonë kombëtare, Adem Demaçi nuk është shprehur shumë optimist pas përfundimit të raundit të tetë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai ka thënë se kryeministri Thaçi është mbajtur mirë gjatë bisedimeve të djeshme.

“Bisedimet vazhdojnë dhe do të arrihet një marrëveshje. Unë kam drojën se përkëdheljet e Evropës ndaj Beogradit, nuk janë shenja të mira për vendin tonë”, ka thënë Demaçi për “Presheva Jonë”

“Beogradi në Bruksel po kërkon bashkimin e komunave serbe në veri, po kërkon gjyqësinë, policinë, po kërkon madje që ushtria e Kosovës të mos shkel në atë territor tonin… Dhe tash nuk di çfarë po mbetet për të mos hyrë atje? Kësaj i thonë autonomi, që nesër i hap dyert për çfarëdo hapi, deri në shkëputje”, tha Demaçi.

Demaçi ka thënë se nëse Beogradi insiston dhe ngul këmbë me kërkesat e tyre maksimale në veri, “edhe Prishtina duhet të dalë kërkesat e veta, për vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës”, tha Demaçi.

Lini një koment