Kalo te lënda

Bregu: “Burg burrit nëse bën seks pa dëshirën e gruas”. Majko: “I di Flamuri këto propozime?” (VIDEO)

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, gjate mbledhjes te Komisionit Parlamentar te Ligjeve
Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ligjeve Ilir Rusmali, duke folur gjate nje mbledhje te ketij komisioni, ku eshte diskutuar paketa per drejtesine kriminale.Ministri i Drejtesise Eduard Halimi dhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve, ku eshte diskutuar paketa per drejtesine kriminale.

uten navnQeveria paraqiti një paketë të ashpër dënimesh për miratim në Parlament, nën argumentin e parandalimit të valës në rritje të krimeve brenda familjes, që ka prekur kryesisht gratë dhe fëmijët.

Për disa figura krimi si vrasja e policëve, funksionarëve publike, gjakmarrja dhe krimi brenda familjes, dënimi propozohet të rritet nga 25 në 40 vjet burg.

Ministrja e Integrimit Majlinda propozoi gjithashtu disa amendime në Kodin Penal, mes të cilave edhe nisma që ndëshkon bashkëshortin me burg nëse kryen marrëdhënie seksuale pa dëshirën e gruas.

“Po në fshat mund të na pyesin, si do flemë me gratë do flemë me procesverbal? Gjobën kur ta paguajë, kush do ta marrë, gruaja, po në darkë si do ndodhë? Psikologjia është për një terren kur familja fle në një shtëpi me 3 kate, apo në një dhomë e kuzhinë? Dhe në fund, i di ministri i Brendshëm këto propozimet tuaja apo jo?”, ironizoi anëtari socialist i komisionit të Ligjeve, Pandeli Majko.

Por përgjigja e deputetes propozuese të ndryshimeve ligjore, ministres së Integrimit Majlinda Bregu kishte po atë masë ironie sa edhe kundërshtari politik.

“Do të ishte gjëja e fundit që duhet të bënim për t’i trajtuar problemet mbi bazën e stereotipeve tradicionale, të cilat nuk ju bëjnë nder as ju zoti Majko për ta kthyer në qesharak propozimin tim”, ishte reagimi plot tension i Bregut.

Për të parandaluar rastet e armëmbajtjes pa leje, Ministria e Drejtësisë propozoi shndërrimit e dënimit nga gjobë, në dënim me jo me pak se 10 vjet burg.

Lini një koment