Kalo te lënda

Berlini paralajmëron Serbinë

fotoCA6LXX72Gjermania ka paralajmëruar Serbinë se gjasat e saj për të vijuar rrugën drejt anëtarësimit në BE varen nga dialogu vijues me Kosovën, shkruan portali EUobserver.

“Na vjen keq që bisedimet ndërmjet Serbisë e Kosovës deri tash nuk kanë rezultuar me marrëveshje”, tha për EUobserver në Berlin zëdhënësi i qeverisë gjermane, duke shtuar se “rezultati do të ishte i dobishëm për të dyja palët, edhe në aspektin e hapave të ardhshëm të Serbisë për përafrim me BE-në”./Indeksonline/

Lini një koment