Aksident në trafik, 6 të lënduar
Së paku 6 persona janë lënduar, pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur pas mesnatës në rrugën “Nënë Tereza”, përballë Fakultetit Filologjik në Prishtinë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe goditja ka qenë aq e fortë saqë njëra makinë ka rrëzuar së paku dy pemë, në afërsi të rrugës, raporton ktv.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Njësi të shumta të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Një pjesë e rrugës ka mbetur e bllokuar gati gjithë natën.