Kalo te lënda

AAK-ja drejt koalicionit me LDK-në apo me PDK-në?

largea_ramushh1364920704Janë dy rrugë për AAK-në. Të krijoj partneritet e koalicion me LDK-në, ose me PDK-në. Vendimin AAK do ta merr në konventën zgjedhore, që do të zhvillohet në fund të prillit, ose në mbledhjen e parë konstituive të Këshillit të Përgjithshëm, që do të zhvillohet pas konventës zgjedhore. Brenda AAK-së dominon kontingjenti i ish LDK-istëve, që janë përkrahës të idesë së krijimit të partneritetit dhe koalicionit me LDK-së. Rryma pro LDK-iste e AAK-së përbëhet nga: Blerim Kuçi (sekretar organizativ), Burim Ramadani (sekretar i AAK-së), Melihate Tërmkolli, Muharrem Shabani, Haki Shatri, Ali Lajçi e të tjerë nëpër degët e AAK-së anekënd Kosovës.

 

Lini një koment