Kalo te lënda

Thaçi para takimit me Dacicin, u takua me Reeker-in

f_0402142450364_mKryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar të martën në Bruksel me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker. Takimi është zhvilluar në prag të takimit të kryeministrit Hashim Thaçi me kryeministrin serb Ivica Dacic.

Gjatë takimit, kryeministri Thaçi dhe ndihmës sekretari Reeker kanë biseduar për pritjet nga procesi i dialogut të Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për fqinjësi të mirë dhe për procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Thaçi ka vlerësuar se arritja e marrëveshjes eventuale me kryeministrin Ivica Dacic, do të hap rrugë për normalizim e raporteve në mes të dyja vendeve dhe do të shënojë fillimin e mbylljes së kapitullit të konflikteve dhe njëkohësisht fillimin e hapjes së kapitullit të bashkëpunimit dhe të integrimeve euroatlantike të të dyja vendeve.

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker thuhet se ka shprehur angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përkrahur dialogun dhe zgjidhjen e drejtë të të gjitha çështjeve të hapura në mes të dy vendeve.

Reeker theksoi se SHBA-të mbështesin integritetin territorial të Kosovës, duke shtuar se dialogu duhet të vazhdojë për të ecur përpara drejt integrimit evropian dhe fqinjësisë së mirë.

Lini një koment