Kalo te lënda

Të pakoordinuar në diplomaci

403x30260214JashtmeDiplomacia parlamentare nuk është duke gjetur mbështetjen e duhur që i është premtuar nga institucionet e tjera në organizimin e një konference rajonale. Kjo konferencë ishte paraparë të mbahet nga mesi i këtij muaji, mirëpo deri më tani konfirmimin për pjesëmarrje e kanë dhënë vetëm disa vende, si Kroacia, Turqia, Mali i Zi, Shqipëria dhe eurodeputetja Tanja Fajon.

Por dy shtete, Bullgaria dhe Maqedonia, mos konfirmimin e arsyetojnë me faktin se janë gjetur në një proces të brendshëm zgjedhor. Por nga shtetet tjera ende nuk kanë marrë përgjigje. Kjo ka bërë që Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme, pas konsultave të brendshme janë pajtuar që kjo konferencë të shtyhet për një afat të pacaktuar.
Gjithsejtë në këtë konferencë kanë qenë të ftuar 15 komisione homologe, ku prej tyre vetëm pesë kanë dhënë konfirmimin. Muajin e kaluar anëtarë të Komisionit kanë shtruar problemet me të cilat po ballafaqohet ky komision sa i përketë mbështetjes së nevojshme edhe nga institucionet e tjera duke pasur parasysh peshën që ka.
Një nga anëtarët e këtij Komisioni, Berat Buzhala ka kërkuar asistencë edhe nga Ministria e Jashtme për të ndihmuar me infrastrukturën e saj në dispozicion që të ketë një pjesëmarrje me serioze. Megjithatë gjykuar nga konfirmimet për pjesëmarrje, kjo nismë është gjetur në kohë dhe rrethana jo edhe aq të mirë. /I.K./

Lini një koment