Svilanoviq beson në rregullimin e marrëdhënieve me Kosovën
Goran Svilanoviq, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, dhe ish-ministër i jashtëm i Serbisë në kohën e kryeministrit të vrarë serb Zoran Gjingjiq, beson në hapin e duhur drejt rregullimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Ai po ashtu beson se udhëheqësit serbë janë të sinqertë në intencën e tyre për të arritur një marrëveshje politike me autoritetet e Kosovës së pavarur./Indeksonline/