Serbët me “Kuvend të Veriut të Kosovës dhe Metohisë”?
Këshilltarët ilegalë të katër komunave veriore do të mbajnë takimin e tyre të jashtëzakonshëm të mërkurën në Leposaviq.
Burime të Kosovapressit kanë bërë të ditur se temë kryesore e këtij takimi do të jetë raundi i tetë i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Në rast se këshilltarët vlerësojnë epilogun e bisedimeve në Bruksel si negativ, atëherë është e mundur shpallja e ‘Kuvendit të veriut të Kosovës dhe Metohisë’, e cila do të zbatojë në plotëni kushtetutën dhe ligjet e Serbisë”, kanë thënë burimet.