RWLSEE dënon sulmin ndaj Nazlije Balës
“Dhuna seksuale në veçanti ndaj grave gjatë, periudhës së luftërave në Kosovës dhe mbarë rajonin janë përdorur si instrumente politike për spastrime etnike” shprehet Lobi Rajonal i Grave ku fton “bashkësinë ndërkombëtare që drejtësia të vehet në vend duke i dhënë denimin e merituar të gjithë atyre që janë përgjegjës për këto krime kundër njerëzimit, ndërsa fton shtetet e rajonit që tu ofrojnë mbrojtje dhe përkujdesje institucionale ndaj viktimave të dhunës seksuale”.
Lobi Rajonal i Grave shprehet se mbështet nismat e kohëve të fundit për amandamentimin e “Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmoreve, invalidëve, veteranëve, pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile të luftës dhe familjarët e tyre” kur për herë të parë synohet të vendosen si kategori e viktimave të luftës dhe personat e dhunuar seksualisht.