Kalo te lënda

Pranvera e lirisë së Fatmir Limajt

403x3026011000000Me datën 8 dhe 10 të këtij muaji do të fillojë procesi gjyqësor kundër Fatmir Limaj në lidhje me dyshimet për keqpërdorimet në MTPT, ndërsa më 18 të po këtij muaji do të nis rigjykimi për rastin “Kleçka”.

Gjykimi që ka të bëjë me veprat penale që lidhen me krim të organizuar, shpërlarje parash, shpërdorim të pozitës zyrtare, lidhje të kontratave të dëmshme, do të mbahet vetëm gjatë këtyre dy ditëve dhe nuk do të vazhdojë, derisa të përfundojë rasti “Kleçka” ku i akuzuari po ashtu është Fatmir Limaj.

 

Rigjykimi i Limajt, Nexhat Krasniqit, Naser Shalës e Naser Krasniqit do të fillojë me datën 18 të këtij muaji ani pse fillimisht ishte paralajmëruar që do të nisë më datën 16, shkruan zëri.

 

“Para tri ditësh jemi njoftuar për datën e fillimit të gjykimit për rastin “Kleçka” ndërsa më 8 dhe nëntë do të mbahet gjykimi që ka të bëjë me Ministrinë e Transportit. Për këtë rast janë vetëm dy seanca të shqyrtimit fillestar dhe më pas nëse ka arsye të mbahet do të mbahet siç kanë njoftuar pas përfundimit të rastit “Kleçka”, ka thënë mbrojtësi i Fatmir Limajt, avokati Tahir Rrecaj./standardi.info

 

Lini një koment