Kalo te lënda

Përplasje e Thacit me Dacicin dhe Vucicin

f_0402165710313_aE plotësuar – Burime brenda bisedimeve në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, bëjnë të ditur se takimi ka rezultuar me përplasje të ashpra ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

 

Mësohet se gjatë bisedimeve, kryeminsitri Thaçi, në njërën anë dhe Dacic e Vucic, në anën tjetër, kanë ngritur zërin ndaj njëri – tjetrit.

“Pas kësaj situate Baronesha Ashton ka kërkuar një pauzë dhe aktualisht negociatorët ndodhen në pauzë”, ka thënë një burim i gazetës Express. /Telegrafi/

———————————————

 

 

Para pak çastesh, nënkryetari i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se pala serbe është e vendosur që takimin të vazhdojë në mënyrë që të zgjedhën problemet shekullore që po na përcjellin.

 

 

 

 

Kurse, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka thënë se aktualisht në takim me Daçiqin dhe baroneshën Ashton është kryeministri Thaçi me këshilltarin e tij, Bekim Çollaku si dhe koordinatorin e dialogut politik nga AAK-ja, Blerim Shala./Telegrafi/

———————————————

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Dacic është duke vazhduar, kurse Maja Kocijancic, zëdhënëse e Baroneshës Catherine Ashton ka deklaruar se dialogu Prishtinë – Beograd ndodhet në një fazë kyçe dhe se po punohet që të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje.

E pyetur nëse Brukseli i ka dorëzuar palëve ndonjë draft me propozime që duhet të nënshkruajnë në fund, Kocijancic ka thënë se nuk mund të konfirmojë këtë.

“Jo. këto janë negociata. Ata po bisedojnë për çështje konkrete. BE është vetëm ndërmjetës. Nuk mund të konfirmojë ekzistimin e ndonjë dokumenti,vetëm mund të them se po punojmë me krejt fuqinë që të kemi marrëveshje për çështjet që janë në tavolinë”, ka thënë Kocijancic.

Ajo nuk ka mundur të thotë nëse do të ketë edhe ndonjë takim të ri ndërmjet palëve.

Në takimin mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic e pranishme është edhe baronesha Catherine Ashton./ Telegrafi/

1 Koment »

Lini një koment