Kalo te lënda

Nis raundi i tetë Thaçi-Daçiq

fotoCAIOT0MI(E plotësuar) Në Bruksel në orën 10.30 ka filluar rundi i tetë i dialogut Kosovë Serbi. Takimi po mbahet me ndërmjetësim të BE.

Shumë analistë mendojnë se ky takim i kryeministrit Thaçi me kryeministrin serb Daçiq është vendimtar.

—-

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Katherin Ashton, në çdo moment pritet të takoi delegacionin serb të udhëhequr nga kryeministri Ivica Daçiq.

Pas përfundimit të këtij takimi, ajo do të ulet të bisedoi me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Takimi i trepalësh do të filloi pas këtyre takimeve bilaterale.

Në Bruksel sot fillon raundi i tetë i bisedimeve në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, në takimin që do të zhvillojnë bashkërisht me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të diskutojnë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Takimet pritet të nisin në orët e mesditës.

Një ditë më parë, para nisjes në Bruksel, zoti Thaçi, ka thënë se delegacioni i tij shkon në Bruksel me synimin për të arritur marrëveshje me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve.

Thaçi ka siguruar se nëse arrihet marrëveshja, zbatimi i saj do të nisë menjëherë.

“Kosova ka planin e vet veprues, të konsultuar me faktorin ndërkombëtar. Do të krijohen kushte për lëvizje të lirë në gjithë territorin dhe këtu nënkuptohet hapja e të gjitha rrugëve për qarkullim”, ka thënë Thaçi.

Ai edhe njëherë ka theksuar se çdo hap do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Planin Ahtisaari.

Gjithashtu të hënën, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka bërë të ditur se në takimin e së martës në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të shkojë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo, sipas Nikolliqit, tregon për unitetin e udhëheqjes më të lartë shtetërore të Serbisë në bisedimet me Kosovën.

Sipas tij, Serbia nuk kërkon idealen, porse “ajo që kërkon Prishtina nuk do të jetë kurrë e mundur”.

Në mesin e çështjeve të hapura në bisedimet Thaçi-Daçiq, janë kompetencat që do t’i kishte asociacioni i komunave serbe në Kosovë, e që në Beograd asociacioni njihet me emrin “bashkësi”.

Beogradi do kontrollin e gjyqësisë, policisë dhe planifikimit hapësinor, por Prishtina kundërshton fuqishëm./Indeksonline/

Lini një koment